“Po i bën bisht drejtësisë” / Kalaja: Dështon seanca e gjashtë e gjyqit që Erion Veliaj ka nisur ndaj meje

Data

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka deklaruar se ka dështuar edhe seanca e gjashtë e procesit gjyqësor të nisur ndaj tij nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Kalasë, Veliaj nuk është paraqitur në seancë dhe, për më tepër, ka urdhëruar që të mos jetë i pranishëm as avokati i tij mbrojtës. Ai e cilëson këtë sjellje si shmangie të hapur nga drejtësia nga ana e personit që vetë ka hapur procesin gjyqësor.

Kalaja shprehet se data 13 janar ishte caktuar nga gjykata për nisjen e shqyrtimit të çështjes, me paraqitjen e provave dhe me praninë e një eksperti IT për transmetimin e tyre në sallë. Megjithatë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palës paditëse.

Ai pretendon se qëllimi i këtij procesi është ta mbajë atë të përfshirë në gjyqe për një kohë të gjatë, duke e cilësuar padinë si një strategji presioni dhe intimidimi.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës më 26 janar, në orën 13:30. Nëse pala paditëse nuk paraqitet as në këtë seancë, do të caktohet një avokate kryesisht për të përfaqësuar Erion Veliajn.

Kalaja thekson se, pavarësisht presionit, do ta ndjekë procesin me seriozitet dhe do të përballet me çështjen deri në fund.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related