Të shtëna me armë zjarri në Deçan, tre të plagosur – arrestohet i dyshuari

Data

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qytetin e Deçanit, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Një person është arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri me dije se rasti është raportuar rreth orës 00:18.

Sipas policisë, menjëherë pas njoftimit, patrullat kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar tre persona të shtrirë në lokal, të lënduar nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pas në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim të mëtejshëm.

Një person i dyshuar është arrestuar në vendngjarje dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe nëntë fishekë. Njësitë përkatëse policore po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related