Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij në foltoren e radhës së opozitës përpara Kryeministrisë, ku deklaroi se viti 2026 do të shënohet si “viti i anti-diktaturave”.
Berisha u shpreh se në vende të ndryshme të botës po zhvillohen lëvizje kundër regjimeve autokratike dhe solli si shembull protestat në Iran, duke theksuar se asgjë nuk mund ta ndalë një popull që lufton për idealet e lirisë dhe demokracisë.
Duke folur për situatën në Shqipëri, ai e cilësoi qeverisjen aktuale si “regjimin më karikatural, më të turpshëm dhe më të dekompozuar në Europë”, duke akuzuar se kudo që preket “rrjedh vetëm vjedhje e shqiptarëve”.
Sipas Berishës, regjimi i Edi Ramës mbahet në këmbë përmes mashtrimit, propagandës dhe trillimeve, ndërsa paralajmëroi se përballë vendosmërisë së qytetarëve për ndryshim, qeveria po ecën drejt një grushti shteti dhe bllokimit të sistemit të drejtësisë.
Ai theksoi se opozita dhe qytetarët janë të vendosur t’i japin ndëshkimin e merituar kësaj qeverisjeje përmes përballjes politike dhe protestave.
