Përballen ish-vjehrra dhe nëna e 3 fëmijëve në Durrës, gjyshja e të miturve: “Shkoje bëje 400 mijë lekë flokët kaçurrela”

Data

Nëna e tre fëmijëve të mitur në Durrës është përballur drejtpërdrejt në një emision televiziv me ish-vjehrrën e saj, në një debat të ashpër lidhur me kushtet në të cilat jetonin fëmijët.

Gjyshja e të miturve ka akuzuar ish-nusen se i ka lënë fëmijët të jetojnë në kushte mizerabël, duke pretenduar se ajo dhe djali i saj e kanë ndihmuar vazhdimisht me para nga Italia, por sipas saj, këto para janë shpërdoruar.

“Kam moshë më të madhe se ajo dhe ajo duhet të më dëgjojë mua. Kur shkoja në shtëpi dhe nuk e gjeja zonjën, ajo ishte në parukeri, bënte 300–400 mijë lekë flokët me kaçurrela bionde. Lekët i bënte rrush e kumbulla, me qerpikë, thonj, buzë e vetulla. Kishe lekë për këto, po për fëmijët jo. Çfarë nëne je ti? Si fle gjumë ti në atë gjendje? Më plase zemrën, më more në qafë tre fëmijë, tre yje,” është shprehur gjyshja me tone të forta.

Ajo shtoi se fëmijët janë rritur me përkujdesjen e saj dhe të djalit, duke deklaruar se jashtë vendit ata janë vlerësuar edhe për edukimin dhe aftësitë e tyre.

Nga ana tjetër, nëna e tre fëmijëve i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk i ka braktisur kurrë fëmijët dhe se ndihma e pretenduar nga ish-vjehrra nuk është ashtu siç paraqitet. Ajo ka theksuar se pamjet e publikuara nga banesa janë pjesë e një “kurthi” të organizuar nga ish-vjehrra për ta nxjerrë keq në publik.

Rasti vijon të ndiqet nga institucionet përkatëse, ndërsa përplasja familjare ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related