Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet zyrtare të paraqitjes së tij, ndërsa pritet që më vonë të ketë sqarime mbi qëllimin e kësaj thirrjeje.
Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë në shtator të vitit 2025, kur është pyetur lidhur me kallëzimet që vetë ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.
Ai ka dorëzuar disa kallëzime për abuzime të dyshuara në Bashkinë e Tiranës dhe ka qenë ndër denoncuesit e parë të aferës së njohur si “5D”, e cila çoi më pas në arrestimin e disa ish-zyrtarëve të Bashkisë.
