Çfarë po ndodh? Lëvizje dhe emërime surprizë në Policinë e Shtetit

Data

Kreu i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh dhe emërimesh të reja në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë, lëvizje që kanë tërhequr vëmendje për karakterin e tyre të papritur.

Sipas vendimeve të fundit:

  • Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
  • Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
  • Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, për Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, është vendosur revokimi i dorëheqjes së drejtuesit Fatmir Hoxha, pas rezultateve të konsideruara të larta të arritura gjatë fundvitit 2025.

Si pasojë e këtij vendimi, Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Këto lëvizje shihen si pjesë e një ristrukturimi të brendshëm në Policinë e Shtetit, me synim forcimin e drejtimit vendor dhe përmirësimin e performancës në disa qarqe kyçe të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related