Zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë, arrestohet grabitësi serial

Data

Policia e Korçës ka zbardhur një seri vjedhjesh të banesave të ndodhura në qytet, duke arrestuar autorin e dyshuar, një 38-vjeçar banues në Korçë, me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Si rezultat i veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., i cili dyshohet se është autor i të paktën pesë vjedhjeve të banesave në zona të ndryshme të qytetit.

Rasti i fundit i dokumentuar ka ndodhur më 10 janar 2026, në lagjen nr. 3 të Korçës, ku i arrestuari dyshohet se ka vjedhur banesën e një shtetasi që jeton jashtë vendit, duke marrë sende të ndryshme me vlerë.

Nga hetimet ka rezultuar se 38-vjeçari dyshohet gjithashtu për katër vjedhje të tjera banesash, të ndodhura në data të ndryshme: 28 shtator 2024, 20 mars 2025, 1 janar 2026 dhe 6 janar 2026. Gjatë këtyre rasteve, ai dyshohet se ka marrë bizhuteri, shuma parash, orendi dhe sende të tjera me vlerë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tij dhe për verifikimin e mundshëm të përfshirjes në raste të tjera vjedhjesh, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related