“Ne s’kemi qenë kurrë çift”/ Pas videos virale, Ina sqaron raportin me Kejsin: Jemi puthur, por kaq

Data

Pas publikimit të videos që ngriti dyshime për një lidhje të fshehtë, Ina ka folur hapur për raportin e saj me Kejsin, duke sqaruar detajet para hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë një bisede me Mirin, Ina pranoi se mes saj dhe Kejsit ka pasur një afrim, i cili është konkretizuar me një puthje në një lokal, pak kohë para nisjes së formatit. Megjithatë, ajo theksoi qartë se kjo nuk ka qenë kurrë një lidhje sentimentale.

Sipas Inës, ata nuk kanë qenë çift dhe nuk kanë pasur asnjë marrëdhënie të konsoliduar. Puthja, siç e përshkroi ajo, ishte thjesht një moment spontan, pa premtime, pa vazhdimësi dhe pa angazhime nga asnjëra palë.

“Një puthje nuk përkufizon asgjë,” u shpreh Ina, duke shtuar se secili ka vazhduar jetën e vet dhe se hyrja e Kejsit në Big Brother nuk lidhet me ndonjë histori të mëparshme mes tyre.

Ndërkohë, pas përfundimit të spektaklit të madh, Ina dhe Keijsi kanë zhvilluar edhe një diskutim ballë për ballë. Biseda nxori në pah keqkuptime dhe ndjenja të përziera, duke ushqyer më tej një situatë trekëndëshi që po tensionon atmosferën brenda shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Ina: “Ti e di shumë mirë që një puthje nuk përkufizon asgjë. Edhe vetë më ke thënë që njerëz që janë puthur, vazhdojnë të kenë ndjenja për të tjerë.”

Keijsi: “Më pyesin pse jam i acaruar dhe i mërzitur.”

Ina: “Është normale kur dy vajza janë në këtë situatë. Unë s’kam asgjë, ju mund të vazhdoni aty ku e keni lënë.”

Deklarata e Inës duket se mbyll çdo aludim për një lidhje të fshehtë, ndërsa tensionet emocionale mes banorëve vazhdojnë të jenë një nga temat më të diskutuara të momentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related