Elbasani në “blackout” total/ Ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë bashkitë, dhjetëra fshatra në errësirë

Data

Situata e furnizimit me energji elektrike në Qarkun e Elbasanit paraqitet tejet problematike paraditen e kësaj të diele, ku të shtatë bashkitë janë prekur nga ndërprerje të shpeshta dhe mungesë totale e energjisë në shumë zona.

Problemet më të rënda raportohen në Zavalinë, në një pjesë të Mollagjeshit, si edhe në shumicën e fshatrave të bashkive Librazhd dhe Prrenjas. Pa energji elektrike kanë mbetur zona si Qarrishta, Xhyrë, Hotolisht, Dardhë dhe Prrenjas, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në fshatin Bardhaj dhe rrethinat përreth Prrenjasit.

Ndërprerjet kanë shkaktuar vështirësi serioze për banorët, të cilët po përballen me mungesë ngrohjeje, probleme në furnizimin me ujë, vështirësi në komunikim dhe rrezik për prishjen e produkteve ushqimore, veçanërisht në kushtet e motit të ftohtë dhe reshjeve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke shprehur shqetësimin se situata po përsëritet sa herë përkeqësohen kushtet atmosferike.

Nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike bëhet me dije se ekipet janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për rikthimin e energjisë, por kushtet e vështira atmosferike po pengojnë ndërhyrjen dhe po vonojnë normalizimin e plotë të situatës në gjithë qarkun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related