Përmbytjet masive/ Ministria e Mbrojtjes: Evakuimi në Kuçovë dhe Dimal vijoi gjatë gjithë natës

Data

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive, duke bërë me dije se evakuimi i banorëve në zonat e rrezikuara ka vijuar edhe gjatë orëve të natës.

Sipas njoftimit zyrtar, banorët e fshatrave buzë lumit në bashkitë Kuçovë dhe Dimal janë evakuuar në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të rritjes së niveleve të ujit dhe rrezikut për jetën dhe pronën e tyre.

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore, ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për menaxhimin e situatës emergjente. Prioritet mbetet siguria e qytetarëve, transportimi i tyre drejt zonave të sigurta dhe monitorimi i vazhdueshëm i prurjeve të lumenjve.

Ministria thekson se strukturat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë ndërhyrjet sa herë të jetë e nevojshme, në varësi të zhvillimit të situatës hidrologjike në zonat e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related