“21 Janari”/ Ish-prokurori: Serveri ka fiksuar momentin e vrasjes, akuza të rënda për Ina Ramën dhe SHISH-in

Data

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, duke pohuar se serveri i sistemit të monitorimit ka fiksuar momentin e vrasjes dhe se çështja vijon të jetë ende nën hetim.

Sipas Karanxhës, me zhvillimin e teknologjisë së pajisjeve të gjurmimit ekziston mundësia reale që të rikuperohen të dhëna të rëndësishme nga serveri, i cili, sipas tij, ka regjistruar çastin kur është qëlluar. Ai theksoi se hetimi nuk është mbyllur dhe se çdo provë teknike duhet të dokumentohet deri në fund.

Ish-prokurori iu referua gjithashtu një liste të bashkëpunëtorëve të SHISH-it, e bërë publike nga avokati Arben Llangozi, ku pretendohet se figuron edhe emri i ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, me gjeneralitete të plota. Sipas tij, këto të dhëna janë bërë publike pas rrjedhjeve të informacionit që ndodhën në vitin 2022 nga sulmet kibernetike.

Karanxha u shpreh se, nëse këto informacione rezultojnë të vërteta dhe konfirmohen në dosjet operative, bëhet fjalë për një çështje jashtëzakonisht të rëndë. Ai shtoi se bashkëpunimi me shërbimet informative nënkupton raportim dhe dokumentim të vazhdueshëm dhe për këtë arsye institucionet përkatëse duhet të reagojnë.

“Serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes. Nëse të dhënat rikuperohen, e vërteta mund të dalë plotësisht. Këto janë informacione serioze dhe SHISH duhet të reagojë për t’i sqaruar”, u shpreh ish-prokurori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related