Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një studio televizive, theksoi se ka pasur kërkesa për të detyruar Veliajn të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbuluar mëkatet e tij dhe të ortakëve të tij.
Çollaku gjithashtu përmendi se janë zbuluar prova të reja të rëndësishme për hetimin, përmes sekuestrimit të telefonave dhe pajisjeve teknologjike të lidhura me strukturat e pushtetit. Ai u shpreh se as zyrtarët aktualë dhe as ata të tjerë nuk mund të shpëtojnë nga kontrolli i thelluar, pasi çdo informacion është i ruajtur dhe do të shqyrtohet në detaje. Çollaku solli shembuj të avokatëve të shtrenjtë që janë paguar me tarifa të larta nga Rama dhe Veliaj, duke theksuar se gjithçka duhet të jetë transparente. Sipas tij, kjo histori e madhe ka edhe aspekte të tjera që ende nuk janë zbuluar plotësisht.
Veliaj:
Kush i ka kërkuar të pendohet sepse po e pranon vetë, i kanë kërkuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, të rrefejë mëkatet e tij dhe të ortakëve të tij, sepse çfarë kemi: Familja biologjike, bashkiake, politike e tij është në 3 të 4 në qeli.
