Finalja e Superkupës së Spanjës pritet të dhurojë spektakël më 11 janar në Arabinë Saudite, ku Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në një tjetër “El Clasico” vendimtar.
Me synimin e vetëm për të mos munguar në këtë sfidë, Kylian Mbappé ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite me avion privat, në një fluturim që zgjati rreth 6 orë. Sulmuesi francez po bën çdo përpjekje për të rikuperuar në kohë dhe për t’u vënë në dispozicion të trajnerit për finalen.
Së bashku me Mbappé në udhëtim ishte edhe fizioterapisti i tij personal, një tregues i qartë i rëndësisë që ka kjo ndeshje për yllin e madrilenëve. Futbollisti është bashkuar menjëherë me grupin dhe, sipas burimeve pranë klubit, gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm.
Vendimi përfundimtar nëse Mbappé do të zbresë apo jo në fushë do të merret pas seancës stërvitore të fundit. Vetëm pas testit të së hënës, stafi teknik do të vendosë nëse francezi është gati për të udhëhequr sulmin në finalen e madhe.
