Tiranë/ Zjarri masiv te tregu “5 Maji”, riaktivizohen disa vatra, zjarrfikësit në terren

Data

Zjarri është riaktivizuar sërish në tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë. Forcat zjarrfikëse janë mobilizuar menjëherë dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të reja të flakëve.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri i mbrëmshëm janë të konsiderueshme. Flakët, të cilat nisën mbrëmjen e 8 janarit, u përhapën në rreth 50 dyqane të disa kapanoneve, duke shkaktuar humbje të mëdha materiale.

Autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar apo raste asfiksie nga tymi. Hetimet vijojnë, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related