Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, në fokus masat për përballimin e situatës

Data

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Komitetin e Emergjencave, në një takim të posaçëm për situatën e krijuar nga përmbytjet në disa qarqe të vendit.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30 dhe do të ketë në fokus analizimin e situatës aktuale si dhe masat konkrete për përballimin e pasojave të reshjeve intensive dhe rritjes së niveleve të lumenjve.

Prej tre ditësh, disa qarqe të vendit po përballen me një situatë alarmante për shkak të përmbytjeve. Urdhra evakuimi janë lëshuar për banorët në zona të rrezikuara në Novoselë, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimet po kryhen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturat dhe strukturat e emergjencave civile në bashki, ndërsa situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related