Një grabitje është regjistruar në zonën e Yzberishtit, ku një person ka vjedhur një shumë parash nga një supermarket, pasi ka kërcënuar punonjësen e kasës me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka arritur të marrë rreth 10 mijë lekë të reja, ndërsa shuma e saktë pritet të verifikohet gjatë hetimeve. Pas grabitjes, ai është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
