Qarkullimi në aksin Cërrik–Elbasan vijon të jetë i paralizuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe fluksit të lartë të automjeteve.
Prej më shumë se gjysmë ore, drejtuesit e mjeteve janë përballur me radhë kilometrike, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe normalizimin e qarkullimit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë aks deri në përmirësimin e situatës.
