“Rama tenton t’i shmanget dëmshpërblimit”, Berisha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për përmbytjet

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur vendin ditët e fundit.

Në një deklaratë nga selia e Partisë Demokratike, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shmang shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për të mos dëmshpërblyer, sipas tij, mijëra familje të prekura.

Sipas Berishës, dëmet janë të mëdha dhe të përhapura në disa qarqe të vendit. Ai theksoi se vetëm në Durrës janë dëmtuar rreth 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera, ndërsa situata problematike nuk kufizohet vetëm në këtë qytet.

“Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura. Mosshpallja e saj bëhet vetëm për të shmangur detyrimin ligjor për dëmshpërblimin e dëmeve, një për një, ndaj qytetarëve,” u shpreh Berisha.

Opozita i bën thirrje qeverisë të reagojë urgjentisht për të përballuar pasojat e përmbytjeve dhe për të mbështetur familjet dhe bizneset e dëmtuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related