Aksident fatal në Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari pasi rrëshqiti me motor

Data

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në fshatin Kurtinë, në njësinë administrative Hysgjokaj, në bashkinë Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, një 70-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në asfalt, e krijuar nga reshjet e fundit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të spitalit të Lushnjës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related