Shpërdorim detyre në Policinë Rrugore/ AMP “pret në mes” 4 efektivë në Berat, dyshime për favorizime në trafik

Data

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie në Berat, të dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pas ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Sipas njoftimit zyrtar, masa e sigurisë “pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” është caktuar ndaj efektivëve:

  • Artan Selami
  • Myftar Dauti
  • Adem Qevani
  • Karafil Guçe

Të katër ishin pjesë e strukturave të Policisë Rrugore dhe Patrullës së Përgjithshme. Hetimet paraprake kanë nxjerrë dyshime se, me veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, efektivët kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh, të konstatuar në shkelje apo jo të Kodit Rrugor.

Procedimi penal u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa autoritetet theksojnë se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë individuale.

AMP ka ritheksuar angazhimin për luftën kundër abuzimit në radhët e policisë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje të ligjit nga punonjës të strukturave shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related