Presidenti Begaj pret Admiralin Pierre Vandier: Shqipëria e gatshme të rrisë buxhetin e mbrojtjes

Data

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.

Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.

Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related