Tronditje në Kiev! Zelensky “pret kokën” e shërbimit sekret dhe nis spastrimin në majat e sigurisë

Data

Një lëvizje e fortë ka tronditur skenën politike dhe të sigurisë në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra kreun e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk, duke sinjalizuar hapur një fazë të re dhe më agresive në drejtimin e luftës dhe aparatit shtetëror.

Vendimi vjen në një moment kritik, teksa konflikti me Rusinë po hyn në vitin e katërt dhe presioni për rezultate konkrete në front është gjithnjë e më i madh. Në krye të SBU-së është emëruar Gjeneral Major Yevhenii Khmara, një figurë e njohur për operacionet elitare dhe drejtimin e njësisë speciale “Alfa”.

Edhe pse Maliuk u konsiderua për vite me radhë si një nga njerëzit më të besuar të Zelenskyt, duke mbikëqyrur operacione të ndjeshme kundër objektivave ruse, presidenti ka vendosur ta largojë nga posti drejtues dhe ta orientojë drejt operacioneve të drejtpërdrejta luftarake. Mesazhi është i qartë: nuk mjaftojnë më aksionet simbolike, kërkohen goditje më të forta dhe rezultate të prekshme në terren.

Riorganizimi nuk ndalet vetëm te SBU. Zelensky po riformaton të gjithë zinxhirin e sigurisë dhe inteligjencës, duke afruar figura kyçe të fushës ushtarake dhe diplomatike në qendër të vendimmarrjes strategjike. Ky rishpërndarje rolesh shihet si përpjekje për të përqendruar pushtetin, përshpejtuar vendimet dhe shmangur çarjet e brendshme në një kohë kur gabimet paguhen shtrenjtë.

Në Kiev, ky zhvillim lexohet si paralajmërim i fortë: askush nuk është i paprekshëm. Lufta ka hyrë në një fazë ku lojaliteti, efikasiteti dhe rezultatet janë më të rëndësishme se kurrë. Zelensky duket i vendosur të ndryshojë kursin, edhe nëse kjo do të thotë të sakrifikojë emra të mëdhenj të aparatit të sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related