Alarm në Shkodër nga reshjet intensive! Beci paralajmëron: Orët në vijim mund ta përkeqësojnë situatën

Data

Situata në Shkodër mbetet delikate për shkak të reshjeve të pandërprera dhe prurjeve të shtuara në kaskadën e Drinit. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë me dije se ekziston rreziku real që orët në vijim të sjellin përkeqësim të situatës, ndaj kërkohet vigjilencë maksimale nga institucionet dhe qytetarët.

Në një mbledhje të posaçme me Shtabin e Emergjencave Civile të Bashkisë, ku morën pjesë përfaqësues të strukturave vendore dhe qendrore, u diskutua gatishmëria e shtuar për përballimin e çdo skenari të mundshëm. Fokus i takimit ishte monitorimi i vazhdueshëm i situatës, koordinimi mes institucioneve dhe reagimi i shpejtë në rast rreziku.

Sipas kryebashkiakut, reshjet me intensitet të lartë dhe prurjet e mëdha të ujit paraqesin potencial për përmbytje, veçanërisht në zonat e ekspozuara. Për këtë arsye, banorëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të raportojnë çdo problematikë.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ndodhet në gatishmëri të plotë dhe po ndjek situatën në kohë reale. Autoritetet garantojnë se çdo zhvillim i ri do të komunikohet menjëherë, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related