“Beton për oligarkët, ujë e baltë për qytetarët” – Salianji shpërthen: Përmbytjet zbulojnë dështimin milionësh

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj situatës kritike të krijuar nga përmbytjet në Durrës, duke e cilësuar atë si pasojë direkte të projekteve fasadë, investimeve të dështuara dhe shpërdorimit të miliona eurove nga qeveria.

Salianji akuzon institucionet për mungesë përgjegjësie dhe braktisje të qytetarëve në momentet më të vështira, duke theksuar se infrastruktura ka dështuar përballë një shiu të vetëm. Sipas tij, qyteti është zhytur nën ujë ndërsa banorët janë lënë pa ndihmë, të ekspozuar ndaj pasojave të një modeli qeverisjeje që favorizon klientët e pushtetit.

Ai nënvizon se tenderët e mëdhenj, përfshirë atë të hidrovorit, janë përdorur për të grabitur fonde publike dhe jo për të zgjidhur problemet reale. “Hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona euro për xhepat e klientëve të pushtetit, por nuk punon,” shprehet Salianji, duke e cilësuar këtë si simbol të dështimit total të investimeve.

Sipas tij, pamjet e sotme janë pasqyra e vërtetë e qytetit: rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ndërtime luksi që nuk i shërbejnë askujt përveç atyre që ndajnë tenderat. “Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë,” thekson ai.

Në përfundim, Salianji kërkon fundin e këtij modeli qeverisjeje, duke theksuar se shteti ekziston për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, jo për të mbushur xhepat e pushtetit, ndërsa përmbytjet e sotme janë, sipas tij, prova më e qartë e këtij dështimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related