Alarm nga reshjet në Fier: Rriten prurjet e lumenjve, fshatra të tëra mbeten pa energji

Data

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me shkarkime elektrike, kanë përfshirë gjithë territorin e qarkut të Fierit që prej orëve të para të mëngjesit, duke vënë në gatishmëri strukturat e emergjencave civile.

Sipas monitorimeve në terren, niveli i lumenjve ndodhet aktualisht brenda kuotave normale. Megjithatë, gjendja e alarmit mbetet në fuqi, pasi gjatë orëve në vijim pritet shtim i prurjeve për shkak të reshjeve të vazhdueshme, veçanërisht në zonat jugore dhe në drejtim të Beratit.

Në Mallakastër, tre fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e defekteve në rrjet. Ekipet teknike po punojnë për riparimin e dëmtimeve dhe rikthimin e furnizimit. Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në bashki të tjera të qarkut, por shumica e defekteve janë riparuar në kohë të shkurtër.

Autoritetet paralajmërojnë rrezik për rrëshqitje dherash në zonat kodrinore, veçanërisht në Mallakastër, ndërsa shtimi i prurjeve në lumenjtë Vjosë dhe Seman mbetet shqetësim kryesor në varësi të intensitetit të reshjeve.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarëve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related