Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë perëndimore mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ka qenë në prefekturën Shimane, në një thellësi rreth 10 kilometra nën sipërfaqe, duke bërë që tërmeti të ndihej ndjeshëm edhe në zonat përreth.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale. Menjëherë pas goditjes u lëshua një paralajmërim për cunami, por ai u anulua pak minuta më vonë, pasi nuk u evidentua rrezik.
Japonia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktivitetit sizmik për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe përballet shpesh me tërmete të forta. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për çdo pasgoditje të mundshme.
