Hapet gara për kreun e Gardës së Republikës, tre kandidatura për pasuesin e Ermal Onuzit

Data

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit nga posti i kreut të Gardës së Republikës, është hapur zyrtarisht gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.

Në garë janë tre kandidatë. Afati i aplikimeve ka përfunduar më 30 dhjetor 2025 dhe brenda 45 ditëve nga çelja e procedurës, komisioni i ngritur nga Ministria e Brendshme pritet të shpallë emrin e kreut të ri.

Kandidatët në garë

Faik Basha

Ekspert i sigurisë, i diplomuar në Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Ka ndjekur trajnime të specializuara për sigurinë, terrorizmin dhe menaxhimin e rrezikut brenda dhe jashtë vendit. Ka shërbyer në Forcat e Armatosura, Policinë e Burgjeve, Policinë Bashkiake dhe në sektorin privat të sigurisë. Njihet edhe për analizat e tij mbi çështjet e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Denis Deliu

Ish-deputet dhe ish-oficer i forcave speciale. Ka përfunduar shkollën ushtarake dhe është trajnuar për disa vite nga struktura elitare ndërkombëtare. Ka shërbyer në Njësinë Speciale të Gardës së Republikës si komandant grupi në eskortën e Kryeministrit dhe Presidentit. Më pas ka punuar në strukturat e vettingut dhe mban certifikatë sigurie të nivelit të lartë të NATO-s.

Simon Zereci

Drejtuesi aktual i komanduar i Gardës së Republikës. Oficer karriere me eksperiencë të gjatë në këtë institucion që prej vitit 1988. Ka mbajtur poste kyçe, përfshirë komandant i Njësisë Speciale dhe zëvendësdrejtor i përgjithshëm. Ka kryer trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit për sigurinë dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore.

Procesi

Komisioni vlerësues do të shqyrtojë kandidatët mbi bazën e përvojës profesionale, formimit dhe kritereve ligjore, për të emëruar drejtuesin e ri të Gardës së Republikës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related