Ngjarje e rëndë në Pogradec, drejtësia vijon hetimet

Data

Detaje të reja dhe tejet të rënda janë bërë publike nga ngjarja e ndodhur në Pogradec, ku një 67-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj një të miture 12-vjeçare, e cila si pasojë ka mbetur shtatzënë.

Gjyshi i vajzës ka rrëfyer se e mitura është dhunuar në rrethana të rënda dhe është kërcënuar për të mos kërkuar ndihmë. Sipas tij, ngjarja ka lënë pasoja të rënda psikologjike jo vetëm tek viktima, por edhe tek familja, veçanërisht tek motra e saj më e vogël, e cila refuzon të shkojë në shkollë pas asaj që ka ndodhur.

Familjarët i kanë bërë thirrje institucioneve shtetërore që të mos ketë asnjë lehtësim dënimi dhe që drejtësia të veprojë pa ndikime apo tolerancë, duke theksuar se prioritet duhet të jetë mbrojtja e fëmijëve dhe ndëshkimi maksimal i autorëve të krimeve të tilla.

I dyshuari është dënuar nga gjykata, por ai ka mohuar akuzat. Ndërkohë, autoritetet kanë marrë kampion biologjik për analizë ADN-je me qëllim verifikimin e atësisë së fetusit. Përgjigjja e analizës pritet të dalë brenda javëve në vijim dhe konsiderohet vendimtare për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka rihapur debatin mbi mbrojtjen e të miturve dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e rasteve të tilla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related