Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re drejtuese të institucionit.
Sipas burimeve për mediat, prokurori Altin Dumani është emëruar shef i seksionit për marrëdhëniet me jashtë, një post kyç që lidhet me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe koordinimin me autoritetet partnere.
Ndërkohë, prokurori Vladimir Mara do të drejtojë seksionin kundër krimit të organizuar, ndërsa prokurorja Dorina Bejko është caktuar në krye të seksionit për hetimin e korrupsionit.
Struktura e re synon forcimin e eficiencës së SPAK dhe rritjen e kapaciteteve hetimore, veçanërisht në dosjet që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
