Veliaj pretendoi se nuk u shoqërua në kohë në seancë gjyqësore, reagon Drejtoria e Burgjeve: Kryebashkiaku refuzoi të dalë

Data

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se mosparaqitja e tij në seancën paraprake në GJKKO u shkaktua nga vonesa e eskortës së Policisë së Burgjeve.

Në deklaratën zyrtare thuhet se pretendimet janë të pavërteta. Sipas Burgjeve, mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit të Durrësit dhe Veliaj është njoftuar sipas procedurave për përgatitjen dhe nisjen drejt gjykatës.

Drejtoria sqaron se në momentin e njoftimit, Erion Veliaj ka refuzuar të dalë nga ambientet e paraburgimit, duke pretenduar se mjeti shoqërues ishte vonuar.

Në reagim theksohet gjithashtu se për çdo ndryshim orari apo vonesë, gjykata njoftohet zyrtarisht nga institucionet përkatëse dhe se nga ana e Policisë së Burgjeve nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related