Radhë mbi 3 kilometra në dalje nga Shqipëria, fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë

Data

Fluksi i lartë i lëvizjeve në pikën kufitare të Kakavijës ka shkaktuar këtë të hënë radhë të gjata automjetesh në dalje nga territori shqiptar.

Sipas informacioneve, rreth orës 11:00 kolonat e mjeteve kanë arritur mbi 3 kilometra, ndërsa qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të pritjes së gjatë në sportelet kufitare.

Nga pala shqiptare po operohet me katër sportele në dalje, ndërkohë pala greke po punon vetëm me dy sportele, çka ka sjellë vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim dhe të informohen në kohë reale për situatën në kufi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related