“Do të ketë protesta edhe më të fuqishme, ditën e premte…”/ Berisha: Imuniteti i Ballukut dhe mbrojtja e Karçanajt janë thirrje për revoltë

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se mbrojtja që, sipas tij, kryeministri Edi Rama po i bën Belinda Ballukut dhe Mirlinda Karçanajt është arsye e fortë për përshkallëzimin e protestave opozitare.

Berisha tha se ditën e premte do të thirret një tryezë me faktorë politikë dhe përfaqësues të shoqërisë shqiptare, me synim koordinimin e veprimeve kundër qeverisë. Sipas tij, këto zhvillime duhet të çojnë në largimin e Ramës nga pushteti.

“Shqiptarët panë arrestimin e Maduros dhe presin të shohin të njëjtin fund edhe për diktatorin e Shqipërisë. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë protestat dhe demonstratat për ta çliruar vendin nga narko-diktatura,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se opozita do të intensifikojë aksionin e saj politik dhe se protestat e ardhshme do të jenë më të fuqishme. Sipas tij, bllokimi i procedurës për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe, ajo që e cilësoi si mbrojtje të Mirlinda Karçanajt, janë sinjale që kërkojnë reagim të menjëhershëm nga qytetarët.

“Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjithë faktorëve politikë influentë për të ndërtuar një bashkëpunim kundër narko-regjimit dhe për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për largimin e tij sa më parë,” përfundoi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related