Berisha: Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare është thirrje për revoltë kundër narko-regjimit

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë një video nga komunikimi i tij me qytetarët, duke theksuar se fati politik i kryeministrit varet drejtpërdrejt nga reagimi i opozitës.

Në video, Berisha shprehet se qëndrimi i kryeministrit në pushtet nuk është i përjetshëm dhe se gjithçka varet nga mobilizimi i forcave opozitare dhe i qytetarëve. Sipas tij, mungesa e reagimit do ta lejonte qeverinë aktuale të qëndrojë edhe për shumë vite të tjera në pushtet.

“Nëse e lejojmë ne, palloshi i gjatë qëndron edhe 12 vite në pushtet. Qëndrimi ose mosqëndrimi i tij përcaktohet nga reagimi ynë si opozitë. Do të ngrihemi dhe do të kemi mbështetje më të madhe,” dëgjohet të thotë Berisha.

Në mesazhin shoqërues të postimit, lideri i opozitës thekson se opozita shqiptare gëzon aktualisht një mbështetje të fortë nga faktori ndërkombëtar, duke e cilësuar këtë si një moment kyç për veprim.

“Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot. Prandaj, na takon ta shohim këtë mbështetje si një thirrje për revoltë kundër narko-regjimit,” shkruan Berisha.

Sipas tij, ky është momenti që opozita dhe qytetarët të bashkohen për të kundërshtuar atë që ai e cilëson si kapje të shtetit dhe për të kërkuar ndryshim politik përmes reagimit qytetar dhe presionit demokratik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related