“SHQIPËRIA, NJË VENEZUELË E NARKO-DIKTATURËS”/ Balliu SHPËRTHEN: Ramën mund dhe duhet ta rrëzojmë vetë, s’kemi pse presim askënd

Data

Zhvillimet dramatike në Venezuelë dhe aksioni amerikan kundër regjimit të Nicolás Maduros po shihen si një sinjal i fortë global kundër narkodiktaturave, ndërsa në Shqipëri po ngrihen zëra që paralajmërojnë se vendi ndodhet në të njëjtën rrugë të errët.

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka bërë një deklaratë të fortë, duke e krahasuar drejtpërdrejt Shqipërinë me Venezuelën, duke i cilësuar të dyja si narkoshtete të drejtuara nga narkodiktatura, që kanë shkatërruar jetën e qytetarëve dhe kanë detyruar një eksod masiv të të rinjve.

“Ngjashmëritë mes Ramës dhe Maduros janë tronditëse”

Sipas Balliut, ajo që ndodhi në Venezuelë është një paralajmërim i hapur për çdo regjim që bashkëpunon me kartelet e drogës dhe sfidon rendin ndërkombëtar.

“Shqipëria dhe Venezuela janë në një paralele të frikshme. Aty rreth 25% e popullsisë u largua. E njëjta gjë po ndodh edhe këtu. Kjo është pasojë direkte e narkodiktaturës,” u shpreh ai.

Ai theksoi se lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës janë bërë gjithnjë e më të dukshme, duke përmendur si shembull praninë e familjeve të lidhura me kartele të sanksionuara në ambientet e Kryeministrisë, si provë e një sistemi të kapur.

“Rama ka tejkaluar edhe Maduron”

Në një deklaratë tejet të ashpër, Balliu shkoi edhe më tej, duke pohuar se strukturimi i narkoshtetit në Shqipëri mund të ketë tejkaluar edhe modelin venezuelian.

“Maduro shpalli luftë karteleve shqiptare sepse po i merrnin territor dhe influencë. Kjo tregon se kartelet e lidhura me Ramën kanë shkuar edhe më larg se ato të Venezuelës,” deklaroi ai.

Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një nyje ndërkombëtare të trafikut dhe pastrimit të parave, ku institucionet shtetërore janë vënë në shërbim të krimit.

“Nuk kemi pse të presim 25 vite – fuqinë e kemi vetë”

Balliu theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin ndërhyrje të huaj, por ta marrin fatin në duart e tyre.

“Ne e kemi mundësinë dhe fuqinë ta heqim vetë këtë regjim. Nuk kemi pse të presim 25 vite si Venezuela. Opozita është gati, qytetarët janë gati,” u shpreh ai.

Ai shtoi se ndryshimi i qëndrimit ndërkombëtar ndaj narkodiktaturave përbën një shpresë reale, por theksoi se zgjidhja duhet të vijë nga brenda.

“Koha e justifikimeve ka mbaruar”

Sipas Balliut, është mbyllur përfundimisht epoka kur akuzat për narkoshtet mohoheshin apo relativizoheshin.

“Sot gjithçka është e faktuar. Lidhjet me drogën, kapja e institucioneve, përdorimi i shtetit për interesat e krimit. Kjo nuk është më teori, është realitet,” tha ai.

Në fund, deputeti demokrat nënvizoi se rrëzimi i narkodiktaturës është detyrë kombëtare, dhe se shqiptarët duhet të veprojnë pa frikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related