EMRAT / Përplasi për vdekje këmbësorin 46-vjeçar, arrestohet shoferi i autobusit

Data

Një aksident tragjik ka ndodhur në Tiranë, ku një këmbësor 46-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një autobus.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Ura e Peshkatarit”. Viktima është identifikuar si Zaim Ismaili, 46 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka arrestuar drejtuesin e autobusit, Ndriçim Hidri, 56 vjeç.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“U arrestua shtetasi N. H., 56 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Peshkatarit’, autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I., 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.”

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related