Operacioni anti-narkotik/ Sulmet në Venezuelë, Kurti: Kosova si aleate strategjike e SHBA mbështet luftën

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuelë, i cili u pasua me arrestimin e presidentit Nicolás Maduro.

Në qëndrimin e tij, Kurti thekson se mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e narkotikëve është thelbësore për suksesin e luftës kundër kësaj dukurie.

Reagimi i plotë:

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjëse e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e SHBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, Kurti rithekson nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët synojnë të provokojnë situatën e sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related