Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për herë të parë pas zhvillimeve të fundit në Venezuelë dhe sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara. Zëvendëssekretari i Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau, deklaroi se presidenti venezuelian Nicolás Maduro do të mbahet përgjegjës për krimet e tij.
Përmes një reagimi publik, Landau e cilësoi situatën si një moment historik për Venezuelën, duke e përshkruar atë si “një agim të ri”.
“Një agim i ri për Venezuelën! Tirani është zhdukur. Tani ai më në fund do të mbahet përgjegjës për krimet e tij”, shkroi Landau.
Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, pas raportimeve për sulme amerikane ndaj objekteve strategjike në Venezuelë dhe zhvillimeve të reja lidhur me fatin e udhëheqjes së vendit.
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se do të vijojnë të japin informacione shtesë mbi situatën dhe hapat e mëtejshëm që priten të ndërmerren në raport me Venezuelën.
