Sulmet ushtarake mbi Venezuelë/ Reagimi i Presidentit Trump: “Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron”

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas sulmeve ushtarake të ndërmarra ndaj Venezuelës, duke deklaruar se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe se presidenti venezuelian Nicolás Maduro është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit, së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas deklaratës së Trump, operacioni është kryer në bashkëpunim me forcat e rendit dhe strukturat ushtarake të SHBA-së, në kuadër të një ndërhyrjeje të gjerë kundër regjimit venezuelian.

“Kemi kryer me sukses një operacion në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj. Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur dhe janë nxjerrë jashtë vendit. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti”, thuhet në reagimin e presidentit amerikan.

Trump njoftoi gjithashtu se në orën 11:00 (ora lokale) do të mbajë një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago, ku pritet të japë më shumë informacion mbi zhvillimet dhe fazat e operacionit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe pritet të ketë pasoja të rëndësishme politike dhe gjeopolitike për rajonin e Amerikës Latine.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related