I Shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet/ Kapet në Elbasan 34-vjeçari, akuzohet për veprimtari kriminale

Data

Një 34-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, arrestimi u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik. I ndaluari është shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Pejës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, ka nisur procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Kosovës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related