Bombardime në bazën ushtarake/ Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Data

Një bazë ushtarake është bombarduar ditën e sotme në Venezuelë, duke rritur ndjeshëm nivelin e alarmit në vend. Sipas raportimeve, sirenat e sulmeve ajrore janë dëgjuar edhe në kryeqytetin Karakas, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Pas këtij zhvillimi, qeveria venezueliane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur forcat e sigurisë në gatishmëri të plotë dhe duke forcuar masat për mbrojtjen e objekteve strategjike.

Në një reagim zyrtar, autoritetet deklaruan se një agresion i tillë përbën kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për viktima apo për autorët e sulmit, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related