Nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash”/ Bllokimi 12 orë i rrugëve, Salianji: Pasojë e keqqeverisj

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas bllokimit për rreth 12 orë të aksit rrugor Prrenjas–Elbasan, duke e cilësuar situatën si pasojë direkte të keqqeverisjes dhe administrimit të dobët të punëve publike nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Salianjit, reshjet e borës dhe ngricat nxorën në pah dështimin e institucioneve shtetërore për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e qytetarëve, edhe gjatë ditëve të festave të fundvitit. Ai thekson se akset rrugore në vend janë të braktisura dhe pa mirëmbajtje, pavarësisht paralajmërimeve për motin e keq.

“Standardi mizerabël i administrimit të punëve publike nga qeverisja e Edi Ramës nuk i kurseu shqiptarët as në këto ditë festash të fillimvitit. Mjaftoi pak borë dhe acar që të bllokohen nga ngricat dhe mungesa e mirëmbajtjes thuajse të gjitha akset rrugore ku ra borë,” shkruan Salianji.

Ai nënvizon se qindra qytetarë mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin Prrenjas–Elbasan, një rrugë që sipas tij nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh, ndërkohë që në të gjithë vendin janë shënuar dhjetëra aksidente.

Në reagimin e tij, Salianji shpreh solidaritet me punën e Policisë Rrugore, duke theksuar se efektivët janë lënë pa mjete dhe mbështetje të mjaftueshme, dhe u bën thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related