Theth/ Automjetet bllokohen nga dëbora në Qafë Thore, shoferëve u kërkohet pagesë për pastrimin e rrugës

Data

Që prej orëve të mëngjesit, dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Thore, në zonën e Thethit, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe mungesës së ndërhyrjes në kohë për pastrimin e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë se mjetet borëpastruese nuk janë parë në terren që nga mesdita, duke e bërë të pamundur lëvizjen në këtë segment rrugor. Situata është përkeqësuar më tej pasi, sipas shoferëve, u është kërkuar pagesë për ndërhyrje dhe pastrim të rrugës, ndërkohë që ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kushte të vështira.

Udhëtarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe për mungesën e reagimit institucional, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të garantuar qarkullimin dhe për të shmangur rrezikun e incidenteve, veçanërisht në kushtet e temperaturave të ulëta dhe izolimit.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa pritet reagim nga strukturat përgjegjëse për mirëmbajtjen e akseve malore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related