Po trafikonte kokainë për festat, 19-vjeçari shqiptar arrestohet natën e ndërrimit të viteve

Data

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e stacionit të Marscianos, në Itali, natën e ndërrimit të viteve, nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Sipas autoriteteve italiane, i riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në një pikë kontrolli dhe u përfshi në një ndjekje. Gjatë arratisjes, ai hodhi nga dritarja e automjetit shtatë pako me kokainë, të cilat u sekuestruan më pas nga karabinierët.

Pas arrestimit, forcat e rendit ushtruan kontroll edhe në dhomën e hotelit ku qëndronte 19-vjeçari në Marsciano. Gjatë kontrollit u gjetën rreth 50 gramë kokainë shtesë si dhe 5 500 euro para të gatshme, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se gjyqtari i Gjykatës së Spoletos ka konfirmuar masën e arrestit në burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse i riu vepronte i vetëm apo ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së drogës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related