Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet duke lëvizur i lirë në Itali

Data

Një shtetas shqiptar ka përfunduar sërish në pranga në Itali, pasi u kap nga karabinierët duke shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, të vendosur ndaj tij për vepra penale të lidhura me drogën.

36-vjeçari u ndalua rastësisht nga Njësia Operacionale e Karabinierëve të Cesena-s gjatë një patrullimi rutinë. Ai u konstatua teksa ecte përgjatë një rruge periferike të qytetit, çka ngriti dyshime tek efektivët.

Gjatë verifikimeve dhe kontrollit të identitetit, karabinierët zbuluan se shqiptari ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak, të vendosur nga Autoriteti Gjyqësor i Brescia-s, për akuza që lidhen me posedimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, të kryera në provincën e Lombardisë.

Sipas autoriteteve, 36-vjeçari duhej të qëndronte i izoluar në banesën e tij në Cesena, por ishte larguar pa asnjë autorizim ligjor, duke shkelur drejtpërdrejt vendimin e gjykatës.

Ai u arrestua menjëherë dhe, me urdhër të Zëvendës Prokurorit të Forlì-t, u dërgua në burg, në pritje të seancës për vërtetimin e arrestit. Gjykata konfirmoi arrestimin, ndërsa më pas Autoriteti Gjyqësor i Brescia-s vendosi revokimin e masës së arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin e saj me arrest në burg.

Hetimet ndaj tij vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related