Korçë / Përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare, arrest në burg për 67-vjeçarin

Data

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 67-vjeçarin Rushan Selko, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare në fshatin Piskupat, në Bashkinë Pogradec.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në muajin gusht dhe u zbulua nga prindërit e miturës, pasi vunë re ndryshime të dukshme fizike. Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se vajza ishte shtatzënë rreth 22 javë, ndërsa më pas ajo ka rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe zgjati mbi dy orë. Autoritetet vijojnë procedurat ligjore, ndërsa i akuzuari do të qëndrojë në burg në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related