Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Fier, Saimir Korreshi ka denoncuar situatën zgjedhore në këtë qark, duke e cilësuar atë si më kritiken. Korreshi në një intervistë për “A Show” në SYRI TV, tha se zyrtarë të lartë lokalë po shpërdorojnë pushtetin për të ndikuar në votime. Sipas tij, makina shtetërore po përdoret për premtime elektorale, duke përfshirë leje ndërtimi dhe emërime në administratë.
Ai akuzoi gjithashtu se persona të dërguar nga Tirana po regjistrohen fiktivisht në gjendjen civile për të votuar në Lushnje. Korreshi e cilësoi këtë një manipulim të pastër, duke shtuar se pas zgjedhjeve këta persona nuk do të jetojnë në këtë qytet. Ai kritikoi arrogancën e pushtetarëve, të cilët, sipas tij, u imponohen qytetarëve dhe i shtrëngojnë për të votuar për Partinë Socialiste. Po ashtu, ai bëri thirrje për hetime nga SPAK, duke theksuar se shkeljet zgjedhore ndodhin edhe gjatë orarit të punës. Korreshi deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë këto praktika dhe të mbrojë votën e qytetarëve.
“Në Fier është situata, besoj, më kritike nga të gjitha, sepse janë të gjithë ministrant, janë të gjithë drejtorat si Ceno Klosi e të tjerë me radhë, të cilët ju e dini që presin nga dita në ditë të marrin vizën vetëm për vajtje në ndonjë burg.
