Moti i keq në Fier/ Ngricat shkatërrojnë kulturat e serave në Roskovec dhe Frakullë

Data

Temperaturat ekstreme nën zero kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë e qarkut Fier, duke shkatërruar kulturat perimore dhe të luleshtrydheve në serat e fermerëve të zonave Roskovec dhe Frakullë.

Sipas fermerëve, ngricat e ditëve të fundit kanë tharë brenda pak orësh kulturat e kastravecit, domates dhe luleshtrydhes, duke zhdukur investimin dhe mundin e një viti të tërë. Dëmet janë të konsiderueshme dhe pritet të ndikojnë ndjeshëm në të ardhurat e familjeve që jetojnë nga bujqësia.

Pas një viti të vështirë të shoqëruar me çmime të ulëta të produkteve bujqësore, përmbytje të përsëritura dhe vështirësi në tregtimin e prodhimit vendas, fermerët po përballen tani edhe me pasojat e rënda të motit të ftohtë.

Fermerët shprehen se mungesa e mbështetjes dhe masave parandaluese i ka lënë të pambrojtur përballë ngricave, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe ndihmë nga institucionet për të përballuar humbjet e pësuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related