Dita e parë e vitit 2026 është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në aksin Milot–Lezhë, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh.
Prej disa orësh, qarkullimi në këtë segment rrugor është i ngadalësuar si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të mjeteve. Lëvizja masive e qytetarëve, që po udhëtojnë drejt zonave malore apo në drejtim të Malit të Zi për të kaluar ditët e pushimeve, ka sjellë vonesa të shumta dhe kaos në qarkullim.
Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së mjeteve, megjithatë fluksi i lartë vijon të mbetet problematik.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe, kur është e mundur, të zgjedhin orare apo itinerare alternative për të shmangur bllokimet.
