Tragjedi në Zvicër/ Shpërthim në një qendër skish, 10 të vdekur dhe disa të plagosur

Data

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur orët e para të mëngjesit një bar në qendrën luksoze të skive alpine Crans-Montana në Zvicër, duke shkaktuar një tragjedi me pasoja të rënda njerëzore.

Sipas autoriteteve zvicerane, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në ambientet e barit “Le Constellation”, një lokal i frekuentuar nga turistët që po festonin ndërrimin e viteve.

Policia konfirmoi se shpërthimi ndodhi për shkaqe ende të paqarta, ndërsa zona u izolua menjëherë dhe në vendngjarje mbërritën forca të shumta emergjence, zjarrfikës dhe ekipe mjekësore.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ndërtesën e përfshirë nga flakët, me dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa shërbimet e shpëtimit punuan për orë të tëra për të nxjerrë të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërsa identifikimi i viktimave dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve po monitorohet nga afër. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka hedhur një hije të rëndë mbi festimet e Vitit të Ri në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related