Kriza e ujit në Vlorë vazhdon, lagje të tëra pa furnizim dhe banorët të mbështetur te autobotët

Data

Mungesa e ujit të pijshëm vijon të jetë një problem serioz për disa lagje të qytetit të Vlorës, pavarësisht premtimeve se situata do të zgjidhej brenda pak ditësh. Banorët e zonave Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori raportojnë se në banesat e tyre uji mungon ende plotësisht.

Ndryshe nga njoftimet zyrtare dhe raportimet se furnizimi ka nisur të rikthehet, qytetarët shprehen se realiteti në terren është krejt tjetër. Sipas tyre, uji nuk ka mbërritur fare në shumë pallate, ndërsa në disa zona ku furnizimi pretendohet se është rikthyer pjesërisht, cilësia e ujit është e dobët dhe e dyshuar për ndotje.

Banorët theksojnë se uji që ka dalë herë pas here është i turbullt dhe i papërshtatshëm për konsum apo përdorim familjar, çka ka shtuar shqetësimin për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.

Prej më shumë se gjashtë ditësh, shumë familje janë të detyruara të furnizohen me autobotë private ose të blejnë ujë, duke përballuar shpenzime shtesë në një periudhë të vështirë ekonomike. Kjo situatë ka krijuar pasiguri dhe pakënaqësi të theksuar mes qytetarëve.

Banorët kërkojnë transparencë, informacion të saktë dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se furnizimi me ujë të pijshëm është një shërbim bazë dhe një e drejtë themelore që nuk mund të lihet në harresë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related